>
BIOSHQIP

Vesa Luma, Prezanton Një “Zemër” Tjetër

24-08-2015
Këngëtarja Vesa luma ka publikuar sot në rrjetet e saj sociale një fotografi ku shihet së bashku me një nga personat më të dashur të saj.

Vesa ka treguarf edhe më parë se është e lidhur shumë ngusht me motrat dhe se ka disa persona në jetën e saj që ajo i quan "zemër", e njëra ndër to është edhe mbesa e saj Perla me të cilën ka publikuar sot një foto.

Ndërkohë e dimë që Vesa do të martohet me 12 shtator me reperin e njohur nga Shqipëria Big Basta me të cilin ka vite që është në lidhje.

Flitet se ceremonia e martesës do të organizohet në kalanë e Sarandës.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Vesa Luma, Prezanton Një “Zemër” Tjetër