>
BIOSHQIP

Vesa Smolica Vazhdon Konkurrimin Në “The Voice Of Albania”

28-12-2013
Këngëtarja e re sensacionale nga Gjakova, Vesa Smolica, ka arritur që të kalojë në fazën tjetër të spektaklit të talentëve të këndimit, The Voice of Albania.

Të premtën mbrëma u mbajt edhe mbrëmja e radhës e spektaklit të madh të këndimit, ku performoi këngëtarja e re nga Gjakova.

Ajo u prit që të kalonte në rrethin tjetër, por performanca e saj ishte mbresëlënse.

Vesa këndoi këngën e Mary J. Blige “No More Drama”, me ç’rast e bëri publikun të shpërthente në ovacione.

Ajo mori komente pozitive edhe nëpër rrjetet sociale dhe ngazëllimin e shprehu në faqen e saj në Facebook.



“Shumë komente, mesazhe nga ju, sinqerisht ndihem e lumtur. Faleminderit. E vërteta është se e ndjeva këngën në thellësi. Ajo ka rëndësi. E kuptoj se gjithmonë kërkoni më shumë nga ai që jep më shumë. Por, mbrëmë lash shpirtin, energjinë, të gjitha që i duhen një interpretimi dhe performance në skenë. Ju dua”, ka shkruar Vesa në Facebook.

Bashkë me Vesën garën e kanë vazhduar Dritani, Bora dhe Ardiani.
(Telegrafi)

Vesa Smolica Vazhdon Konkurrimin Në “The Voice Of Albania”