>
BIOSHQIP

Vikena Kamenica: Krista Ma Ka Ndryshuar Jeten Dhe Ndjeshmerine Vokale

25-05-2012
Eshte nje nga artistet me te dashura te skenes sone. Nje vajze e cila mjeshterisht ka luajtur role te shumta ne Teatrin e Operas dhe Baletit. Vikena Kamenica nuk do te flase sic ben zakonisht pas nje shfaqjeje, por do te ndaje emocione unike me lexuesin tone. Krista eshte kryefjala e gjithe bisedes me Vikenen, vogelushja qe e bekoi kengetaren ne nje date te shenuar, sic ishte ajo e Krishtlindjeve. "Kisha enderruar shume per ate moment dhe realisht ia kalonte dhe endrres", tregon ajo, teksa flet per takimin e pare me Kristen. Sigurisht, jane momente unikale, te vecanta, ku cdo nene i perjeton ne menyren e saj. E pranon qe jeta e saj ka ndryshuar, madje edhe sa i perket muzikes, "ajo cka ndiej gjate punes sime te perditshme dhe me pelqen ta mendoj qe vjen nga vajza, eshte ndjeshmeria vokale". Nderkohe, Vikena tregon se pavaresisht angazhimit me Kristen, nuk rri dot larg muzikes. Ne fillim te qershorit ajo do te kete nje "Koncert piano–vocal" se bashku me kolegen dhe mikeshen e saj Merita Rexha Tershana. Sic citon ajo ne kete interviste, femija eshte nje stimul me shume ne karriere: "Nuk dua ta mendoj pengese femijen tim, perkundrazi nje stimul me teper. Krista ka qene ogur i mire, se periudha me e frytshme artistike per mua ka qene ne muajt e shtatzenise, ku te dyja bashke kemi kenduar ne shume koncerte dhe konkurse brenda dhe jashte Shqiperise".

Vikena, ju kemi pare te shfaqeni ne ekran pas lindjes se vajzes, por a mund te na thoni kur do te riktheheni te publiku juaj si mexosoprane?

Me nje deshire te madhe, shume shpejt shpresoj, por gjithmone ne varesi te mbarevatjes se femijes tim. Gjithe qenia ime si dhe puna gjithashtu eshte ne varesi te saj…

Si ka qene kjo kohe jashte skenes, te themi?

Nje nga periudhat me te bukura, mund te them, te jetuara deri me sot.

A e ndieni momentalisht nevojen per te qene prane publikut me ate qe dini te beni me mire?

Do doja te thosha qe po ndiej te bej mire dhe te qenit nene dhe te them te drejten do doja shume qe te arrija vleresimin me te madh ta marre ketu. Po pjesa per te qene afer publikut eshte nevojshmeri e respektit ndaj vetes dhe sakrificave te bera ne gjithe keto vite perkushtim…

Sa ju kane ndryshuar shijet dhe sa ju ka ndryshuar muzika gjate kesaj kohe?

Ah, kete ma kishin vene ne dukje, por nuk prisja qe t'i kisha kaq te prekshme dhe nga une vete… Jane disa ndjesi te papershkrueshme, por qe mua me kane riperterire…

Ndiheni me fat per ate qe keni arritur, apo puna ka shenjuar me teper suksesin tuaj?

Pa diskutim qe ndihem shume me fat me ardhjen ne jete te vajzes qe me ka plotesuar kaq shume!!! Keto jane prioritete me te cilat jam rritur dhe ndihem krenare per edukimin e familjes sime. Une shpresoj shume t'i ngjaj sadopak nenes sime, qe dhe sot e kesaj dite, si dhe ne kete moment qe ne po flasim, eshte shembulli i jashtezakonshem i pergjerimit te nenes per femijet e saj dhe per SUKSESIN QE KA SHENJUAR ajo me ne… Vikena, ne fillimet tuaja jeni shfaqur ne Festivalin e RTSh-se, si kengetare e muzikes se lehte (kujtoj kengen "Flas me rinine time" me Sajmir Cilin).

Perse iu perkushtuat Operas?

Muzika lirike, Opera, ka qene ushqimi im baze nga prinderit e mi. Sado qe me rebelimin e moshes dola tek ajo cka te jepte popullaritet me te lehte dhe nje liri me te madhe… Une iu riktheva asaj qe per perceptimin tim ne vite me mbante dhe me zhvillonte profesionalisht. Muzika e lehte ka qene dhe eshte gjithmone nje pjese e aktivitetit tim, por e pozicionuar ashtu sic mua me pelqen.

Si ndryshon jeta e nje femre, sidomos kur ajo ka nje karriere te shkelqyer, ne momentin qe behet nene?

Shpresoj gjithmone per me mire, gjersa jam akoma ne muajt e pare te jetes se Kristes.

Si ka ndryshuar e juaja?

Dicka qe e shihni realisht te transformuar, nese do ta quajme keshtu?

Nuk do te thosha transformime te medha. Ajo cka ndiej gjate punes sime te perditshme dhe me pelqen ta mendoj qe vjen nga vajza, eshte ndjeshmeria vokale… Si e perjetuat momentin kur e mbajtet per here te pare ne duar Kristen? Kisha enderruar shume per ate moment dhe realisht ia kalonte dhe endrres…

Ju e pagezuat Krista vajzen tuaj, ngaqe erdhi pikerisht si nje dhurate per Krishtlindje. Sa e bekuar ndiheni?

Aq sa per te thene "Faleminderit Zot per ate cka na ke dhene e na jep". A eshte e veshtire te jesh nene? Eshte nje pergjegjesi dhe lumturi e madhe njekohesisht.

Cilat ishin gjerat me te veshtira per t'u mesuar?

Kane qene shume dhe akoma kam nevoje te mesoj… Por gjeja me e cuditshme eshte instinkti i memesise, qe lind bashke me femijen e qe te jep force e guxim.

Ndihma juaj me e madhe cila ka qene keto kohe?

E padiskutueshme dhe e adhurueshme e bashkeshortit tim…

Kush zgjohet me teper nga te qarat e Kristes naten, ju apo bashkeshorti? Te dy, me merak te madh (qesh).

Dhe, meqe jemi ketu, kush perkujdeset me teper per te, ju apo ai?

Do ishte e kote dhe per me teper e padrejte per te bere ndarje. Vikena, cdo nene e re ka nje kujdes thuajse maniak per femijen e pare.

A keni frike t'ia besoni Kristen familjareve te tjere?

Aspak. Perkundrazi, mund te them. Une jam rritur e rrethuar nga familje te medha, si nga nena dhe babai gjithashtu. Do doja shume qe dhe vajza ime te rritet e rrethuar nga njerezit e saj me nje harmoni te plote. Si eshte jeta juaj si zonje shtepie, e kompletuar te themi? Si cdo femer, qe ne nje moment te jetes vendos te krijoje familje dhe kerkon me te miren per te. A ndihmon femija ne karriere apo ndodh e kunderta? Jeta ka dhene shembuj te ndryshem, por ne shumicen e rasteve me eshte dukur si justifikim i vendimeve te marra. Nuk dua ta mendoj pengese femijen tim, perkundrazi nje stimul me teper. Pastaj, Krista ka qene ogur i mire, se periudha me e frytshme artistike per mua ka qene ne muajt e shtatzenise, ku te dyja bashke kemi kenduar ne shume koncerte dhe konkurse brenda dhe jashte Shqiperise. Ne rrethin tuaj familjar, mesa dime, jeni te gjithe te talentuar ne muzike. Mendoni se dhe Krista do te ndjeke te njejtat rruge? Ju do te donit? Cfare te jete e shkruar per te, por do te jemi te perkushtuar gjithashtu per te ndjekur deshirat e pasionet e saj kur te vije koha! Vikena, per shume kohe bashkeshorti juaj nuk ka qene i njohur per publikun. Perse keni vendosur te jeni kaq diskrete me kete pjese? Ai nuk i perket aspak kesaj pjese dhe eshte zgjedhja e tij te jetoje jeten e vet ashtu sic e deshiron, sidomos i pasurvejuar. Mua kjo me pelqen te karakteri i tij, ngaqe vete jam shume fanatike e jetes private. Vikena, si i keni marredheniet me vjehrren? Ju ndihmon ajo me Kristen? Jam me fat per familjen e Erikut dhe e them me kenaqesi te madhe kete. Sidomos per mamane e tij Landa, qe eshte nga njerezit me te vecante qe ka kjo bote, per dashurine, miresine dhe perkushtimin… Si ajo dhe Krista kane nje lidhje speciale me njera-tjetren(edhe pse kjo e vogla ia ka bere qejfin qe i ngjan shume) (qesh). Projektet artistike me te aferta… Duke shpresuar qe gjithcka te shkoje sic duhet (me gjithe oraret e mia te paparashikuara), do jem ne fillim te qershorit ne nje koncert "piano–vocal" se bashku me kolegen dhe mikeshen time te papertuar Merita Rexha Tershana. Do jete nje nga ato bashkebisedimet tona artistike, qe per t'i bere sa me te plota kerkojme t'i ndajme me publikun.
(jonida hitoveizi/mapo)

Vikena Kamenica: Krista Ma Ka Ndryshuar Jeten Dhe Ndjeshmerine Vokale