>
LETERSISHQIP

Kujtoje

Kujtoje ndonjëherë, i dashur, atë qoshe vetmie,
Gëzimin e blertë që u sillje syve të mi,
Kur papritmas si furtunë e ngrohtë
Ti hyje, e shpërndaje diell, dritë, dashuri.

Kalldrëmit iu shkulën gurët e dhimbjes,
Mbi çati, të rëndë, m’u rrokullisën sot.
Tani, ai shtrihet i qetë, i vdekur,
Kufomë mbajtës i yjve të ngrirë,
Këputur një nga një prej qiellit si lot.

Buzë tij lulet u vyshkën, u varën, u thanë.

Në dhomën e ftohtë me vetmi mbushur,
Unë pres një hap, një trokitje të dëgjoj.
Kalldrëmi jashtë shtrihet i qetë, i vdekur,
Mbi të, yjet shtrirë, të ngrirë si lot.

Mbulon dritaren perdja e zezë e heshtjes,
Gjë nuk pipëtin në kopshtin, dikur me jetë,
Veç krrokamë e korbave të zinj, të frikshëm,
Ma gërryen, shqyen zemrën, mbetur vetëm.

Krahët, shpresa theu, pa nisur fluturimin...

E ti, i dashur, ndonjëherë, kujtoje vetminë time!!!
E mërkurë 8 shkurt 2012 ora 14:00