>
LETERSISHQIP

Më Fton...

Ti troket. Unë derën hap kanat.
Turbull hijen ta prekin sytë e mi.
As në gjumë, as zgjuar jam këtë çast,
U thurën vitet pëlhurë, me të zymtën mërzi.

Retina plasur ka nga kripë e lotit,
Qerpikët ngjitur i rrinë kurorë.
Po trokitja jote më zgjon nga gjumi i mortit,
Më fton drejt Agut, drejt jetës më fton.

E enjte 2 shkurt 2012 ora 02:30