>
LETERSISHQIP

Sa Shumë Po Vonohem

Mallin tim në zarf kam mbyllur,
Po nuk gjej, nuk gjej postier.
Zogjtë, mardhur kanë të gjithë,
Mjellma jonë tek ti nuk vjen.

Era, krahët mbledh me dhimbje.

Buzë rrugës në mëngjes,
Të parit, do t’i lutem, kalimtar.
Nëse gaz do shoh në sytë e tij,
Zarfin për ty në xhep do ta mbaj.

Tjetrin mëngjes përsëri do dal,
E do ta ndal të parin kalimtar...

Do dal përsëri... përsëri... e përsëri,
Gjersa sy të pikëlluar të shoh,
E të ndiej një shpirt të vrarë,

Që zarfin do ta sjellin tek ti.
E shtunë 28 janar 2012 ora 03:00