>
LETERSISHQIP

Sa Dimër I Ngrohtë Ish...

I ngrohtë dimri i takimit tonë të parë,
Kur përdore më merrje dhe ecnim kuturu!
Dita shkëlqente e butë si pranverë,
Unë Diellin thithja nga sytë e tu.

Diku në bulevard, lulishte a kafene,
Në atë dhomë modeste a buzë trotuarit,
Në udhëkryqin e shenjtë që na lidhi të dy,
Mbi krahë resh fluturonim shpateve të Parnasit.

Sa dimër i ngrohtë ish!...
E premte 27 janar 2012 ora 15:45