>
LETERSISHQIP

Kam Një Amanet Të Fundit

(PËR MOTRËN TIME SHYHRETE AHMA)

Veç për ty, o motra ime,
Kam një amanet të fundit:

Nëse vjen dikush pranë meje,
Me zambak të bardhë këputur,
Dorën çoje ti drejt qiellit,
Mos e lerë të bëjë pyetje,
Ti tregoji vendpushimin,
Po jo shkallët për t’u ngjitur.

Le ta prishë ai zambakun,
I ka humbur tashmë vlera.
Jepi shallin diellor,
Kujdes, të mos e marrë era.

Nëse vjen dikush...