>
LETERSISHQIP

A Do Të Vijë Pranverë?

Akulli e shtoi cipën e ngrirë,
Fjollat e dëborës rënkojnë erërave,
Pemët nuk mund ta shkundin trishtimin e bardhë,
Prej peshës së tij janë rënduar tepër.

Nga shtrati sytë ia ngul dritares,
Mbulesat e ftohta shtrëngoj në trup,
Ftohtë, oh, ftohtë brenda dhe jashtë,
Dielli diku është arratisur, zhdukur.

Prangat e trishtimit më mbërthejnë sërish,
Gjoksi dihat frymëmarrje të rëndë,
Një krah zogu përpëlitet në dritare,
Ftohtë, oh sa ftohtë, jashtë e brenda bën.

A do të vijë pranverë...?

E martë 24 janar 2012 ora 06:00