>
LETERSISHQIP

Por... Ti...

Prandaj t’u luta me përgjërim,
Të mos ma fshehësh shikimin tënd,
Sepse biletën preva tani,
Për në atë, të largëtin vend.

Nuk marr të madh bagazh me vete,
Jo, jo! Nuk kam të madh bagazh:
Një stilograf dhe bllokun gri,
Zarfin e grisur pa adresë,
Dhe brenda tij, lotët e mi.

Prandaj t’u luta...
Por ti...

E martë 20 shtator 2011 ora 13:00