>
LETERSISHQIP

Ftohtë

Ra edhe suvaja e fundit copë – copë,
Shëmtimi i mureve të prek, të vret.
Ti ikën, tretesh mëngjeseve, mjegull,
Ngarkuar kurrizit imazhin tim të zbehtë.

Kujtimet e vyera në bokshe i mblodha.
Kristalin e lotit kërkoj e s’e gjej.
Jo në pëllëmbë, i dashur, se tretet harruar,
Po në zemër, diamant, me shkëlqime diejsh.

...Në një bokshe i mblodha kujtimet...
Shpirti dhemb!... Dhemb!... Dhemb!...
Për lotin diamant, mbetur harruar,
Mbetur zemrës tënde në një cep!
E premte 19 gusht 2011 ora 21:00