>
LETERSISHQIP

Ekuilibër

Sa më trishton kjo ditë që zbardh.
E zbehtë.
Gri.
Mes ditës e natës...
Unë zgjedh...
Malet e mendimeve mbuluar i ka dëbora,
Kujtimet treten, rënkime dhimbjesh,
Nata shpejton mbi shpatullat e mia,
Qirinjtë e fundit fiken... fiken...
Asgjë nuk kërkoj,
Përjetësisht pa kërkuar.

Ti u shfaqe, i dashur, si një rreze drite,
Për të ndriçuar qiellin tim të zbrazur.
Pa masë dhe peshë, në kohë pa dimensione,
Në dimër, a verë, nuk kishte rëndësi,
Dorën më zgjate ëmbël, buzëqeshur,
Me ngrohtësinë tënde,
Shkrive akullnajën e ngrirë të shpirtit tim.

Unë zgjedh...
Duhen ndalur sahatet e botës,
Nyje duhen lidhur akrepat e sekondës,
Fijet e kohës shtrëngoj fort në duar.
... Dhe zgjedh...
E mërkurë 17 gusht 2011 ora 22:45