>
LETERSISHQIP

Dhe Vjen Një Ditë

Nën qiell të akullt, me retë shoqëri,
Vjen një ditë si pa kuptuar,
Ngarkuar me kufomat ëndrra,
Që vrapin marrin me furí,
Mbi kuaj të harbuar.

Dhe mbetet pas veç vazhda e mallit,
Që rrugëve derdhet nga thes i grisur.
Në dy brigje jete, unë e ti.
Urën e zemrës lënë pa ngritur.

Dhe vjen një ditë si pa kuptuar,
Trishtimi i botës na mblidhet në sy.
Lotët u thanë. U shterën. Mbaruan.
Po dhimbja rrënjë hodhi aty.
E mërkurë 17 gusht 2011 ora 08:30