>
LETERSISHQIP

Portreti

Mbi kavaletin tim mungonte drita,
Bojërat në pëlhurë kërkonin shpirt,
Penelat ishin flakur koshave të mbushur.
Nuk munda ta vizatoj portretin tim.

Ca njolla të shëmtuara hodha mbi telajo,
Me dorë të dridhur, krejt e pasigurt.
Rrahjet e zemrës dhe pëshpërima,
Besova se e plotësuan atë katrahurë.
E martë 16 gusht 2011 ora 07:00