>
LETERSISHQIP

Epilog

Mbaroi dhe akti i fundit,
Sipari po bie ngadalë.
Unë mbetem në skenën e errët,
Publiku, i heshtur, në sallë.

Pastaj lule do hedhin aty,
Të bardha, të blerta, borzilok.
Mes tyre, rri i ftohti shkëlqim
I plumbit gri, me një pikë lot.
E shtunë 30 korrik 2011 ora 23:45