>
LETERSISHQIP

E Dija, Atë Orë

E njohur e vjetër heshtja,
Më trishton sërishmi shumë.
Ditët lëngojnë vetmuar,
Netët nuk kanë më gjumë.

Të shkrova një letër dikur,
Rrebeshesh të plumbta stinësh.
Zarfin ia çorra zemrës,
E hodha mes suferinës.

E dija……. Atë orë……
Malli ta shkallmonte gjoksin.
Diellin mbaje në dorë,
Po syrit i fshije lotin.

Buzëqeshjen kërkoje ethshëm,
Atje ku thyhen horizontet.
Po letra e shukur, e grisur,
Buzë rrugës, e humbur, vajtonte.
E enjte 26 maj 2011 ora 13:30