>
LETERSISHQIP

Zemër E Gjakosur

Vrapojnë ditët, vrapojnë vitet,
Lëmshi i jetës mblidhet ngadalë.
Strukur vajtojcat në skutat e botës,
Lotët në sy mbetur pa tharë.

Erë e muzgut të shekujve të lashtë,
Të trishta kumte sjell pa pushim.
Të akulltit kthetragishtërinj godasin në dritare,
Të zbrazin aty pikëllim... pikëllim...

Zemra e gjakosur të ndjell trishtimin,
Të gjorën në tokë e përplas acari.
Nga pesh’ e dhimbjes rënkon, dridhet, përpëlitet,
Bota indiferente gjurmë lë aty pari.

Nuk është vetëm një... zemër e gjakosur...
E hënë 19 korrik 2010 ora 15:00