>
LETERSISHQIP

Çasti Im

Ti largohesh, erë e lehtë trupin ma shpërbën në pluhur.
Ti largohesh, diell i ndritshëm eshtrat
mes mokrash m’i bluan.
Ti largohesh, vesë e shiut flokët m’i kthen në asgjë.
Ti largohesh, hënë e verdhë sytë e mi nuk i gjen më.

Por...

Nëse ti nga larg më sheh, nata ikën e tmerruar,
Nëse ti një fjalë më nis, yjet ndrisin përvëluar,
Nëse vjen e më rri pranë, ajri ngrin e s’pipëtin,
Nëse dorën ma hedh supit, ti më risjell çastin tim.
E martë 1 korrik 2014 ora 16:00