>
LETERSISHQIP

Vetëm

Vetëm jam, i dashur, vetëm, pa ty,
Festa mbaroi dhe miqtë shkuan.
Lanë zemrat e bukura mbi sytë e mi.

Dega e portokallit spërkatur me dritë hëne,
Më troket dritares e më fton të flasim,
Me zërin tënd të mjegullt, më pëshpërit ajo.

Trishtimi im më sheh në sy.
Dhe unë jam krejt vetëm!
Festa mbaroi, i dashur, pa ty!
E enjte 23 maj 2013 ora 02:00