>
LETERSISHQIP

Le Të Ecim

Le të ecim, i dashur,
Në këtë pyll të errët,
Mbushur me sy hienash të çartura
Që ajrin rreth nesh me dhëmbë vampirësh kafshojnë.

Le të ecim, i dashur,
Përskaj errësirës na pret pranvera që derdhet brenda nesh,
Buza e blertë e mëngjesit dhe fytyra e bardhë e dashurisë sonë.
Le të ecim qetë në ditën, që agon sot!


E diel 21 prill 2013 ora 22:30