>
LETERSISHQIP

A Beson Në Fantazma?

Si mund të ndihesha aq i vetmuar,
Kur nga shumë njerëz isha i rrethuar?
Si mund të ndihesha i humbur në këtë vend,
Kur ia dija çdo cep dhe çdo kënd?

Unë isha dikur i vetëm dhe i trishtuar,
Dhe askush nuk ishte aty për të më ndihmuar.
Ashtu që vura një maskë që ishte gjithmonë e qeshur,
Duke fshehur ndjenjat e mia pas një muri të ngjeshur.

Tani kisha shumë shokë dhe gëzime,
Ku unë isha një nga ata me maskën time.
Thellë brënda ndihesha ende i zbrazët, i pakuptuar,
Sepse diçka ishte duke më munguar.

Askush nuk më njeh realisht se kush jam,
Askush nuk e din se çfarë problemesh kam.
Çdo ditë ushtroj buzëqeshjen në pasqyrë,
Që maska të mos prishej nga vuajtja në fytyrë.

Unë isha vetëm një fantazëm e gjallë,
Që jetën time të gjykuar u mundova ta bëja përrallë.
Me këtë përrallë unë të gjitha i kam mashtruar,
Sepse nuk mund të duroja të ndihesha i padëshiruar.

Aty ku të tjerët shohin lot gëzimi,
Aty ka veçse qarje dhe lot pikëllimi.
Ndoshta atë gjë që aq shumë po e ruaj,
Nuk ia vlen që të qendroj sekret dhe të vuaj.

Edhe po të lindi dita me diell apo reshje,
Unë e di se maska njësoj do dhuroj një buzëqeshje.
Ende po e pres momentin kur unë do dal në dritë,
Por kam frikë se vonë do të vij ajo ditë.

DËRGOI: