>
BIOSHQIP

(1942-2013)

Biografia
Këngëtarja Violeta Simoni lindi më 10 tetor 1942 në kryeqytet. Ajo që në moshë të re u angazhua në veprimtari artistike që lidheshin me muzikën dhe aktrimin. Pasi mbaroi Liceun Artistik, ajo punoi si mësuese muzike, ndërsa paraqitja e saj e parë skenike ishte pjesëmarrja në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar në 1962-shin. Ajo u përfaqësua në këtë aktivitet me këngën “Mos më qorto” ku arriti të marrtë çmimin e tretë. Violeta Simoni e vazhdoi më pas karrierën e saj si këngëtare profesioniste në Estradën e Tiranës. Gjatë kësaj kohe, ajo realizoi duete të ndryshme muzikore me Pavlina Nikajn, Arta Babaramon dhe Tonin Tërshanën. Në repertorin e saj numërohen disa këngë, mes të cilave “Lumturi”, e kënduar me Ylber Gimjanin, “Erdha”, “Kitara partizane” etj. Për herë të fundit në publik, këngëtarja Violeta Simoni u shfaq në 2012, në dy emisione televizive. Ajo ishte e pranishme në emisionin “Zonë e Lirë” të drejtuar nga gazetari Arjan Çani dhe më pas në emisionin e Rudina Magjistarit, “Takimi i pasdites”. Pavarësisht moshës së saj dhe aktivitetit artistik të zhvilluar para viteve 1990, këngëtarja Violeta Simoni njihej si një personazh mendjehapur. Në edicionin e fundit televiziv ku ajo është shfaqur, rrëfimi i saj lidhej me një tatuazh që ajo kishte bërë në trup, edhe pse ishte në moshën 69-vjeçare. Gjatë viteve të fundit, edhe për shkak të gjendjes fizike, Violeta Simoni ishte tërhequr nga jeta artistike. Ndërkaq, gjatë vitit 2012 ajo ka qenë aktive në dhënien e intervistave në media të ndryshme në lidhje me aktivitetin e saj, duke vënë theksin te koha ku ka qenë pjesë e Estradës së Tiranës.

Violeta Simoni pati kulmin e saj artistik në vitin 1962, kur mori pjesë ne festivalin e fundvitit në RTSH dhe mori çmimin e tretë me këngën “Mos më qorto”, për t’u pasuar edhe me vlerësime për paraqitjen vizive në skenë, duke u konsideruar si “Miss Festivali”. Burimet nga Policia kanë thënë se mëngjesin e djeshëm në rrugën “Fortuzi” në kryeqytet është gjetur pa jetë shtetasja Violeta Simoni. Ajo është dërguar më pas në urgjencën e spitalit “Nënë Tereza”, por mjekët kanë konstatuar se 70-vjeçarja nuk kishte shenja jete, duke e adresuar dërgimin e saj në Institutin e Mjekësisë Ligjore në kryeqytet. Policia e Tiranës ka nisur ndërkaq hetimet në lidhje me ngjarjen, pas informacioneve të marra se pesë vjet më parë, këngëtarja kishte tentuar vetëvrasjen me anë të konsumit të tepër të ilaçeve. Edhe ngjarja e djeshme e ndodhur me këngëtaren, gjatë gjithë ditës është dyshuar se ishte vetëvrasje, derisa në orët e mbrëmjes ka dalë edhe ekspertiza e mjekësisë ligjore. Autopsia ka theksuar se shkak i vdekjes ka qenë infarkti në zemër, ndërsa verifikimi i faktorit që e shkaktoi atë po vazhdon.

Policia tha se vdekja e këngëtares dyshohet se ka ndodhur disa ditë më parë, pasi në trupin e viktimës kishin filluar të shfaqen shenjat e dekompozimit. Gruaja 70- vjeçare, e cila jetonte e vetme në një banesë në rrugën “Fortuzi”, nuk ishte parë nga fqinjët prej së paku tri ditësh, ndërsa dje në mëngjes, një i afërm i saj ka shkuar në shtëpi dhe pasi ka trokitur disa herë në derë, nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ky person ka thirrur 70-vjeçaren, por pasi ajo nuk është bërë e gjallë, dëshmitari është detyruar të thyente derën. Sapo ka hyrë në shtëpi, i afërmi i këngëtares e ka gjetur atë pa jetë dhe menjëherë ka lajmëruar policinë. Zyrtarët e Policisë thanë dje se nga këqyrja e trupit të 70- vjeçares është konstatuar se Violeta Simoni nuk ka pasur shenja dhune. Po kështu dera e banesës së saj ka qenë e mbyllur nga brenda, ndërsa në shtëpi nuk është gjetur ndonjë shënim i lënë nga ishartistja e Estradës së Tiranës. Trupi i saj është dërguar në spital dhe më pas ka përfunduar në morg në orët e mesditës. Mjekët ligjorë kanë nisur punën për sqarimin e shkakut të vdekjes dhe në orët e mbrëmjes, kanë lëshuar një raport paraprak se shkak i vdekjes ka qenë ataku në zemër.

HETIMET: Vdekja natyrale është pista kryesore e hetimit të Policisë në lidhje me ngjarjen. Megjithatë policia tha se do të presë autopsinë e viktimës. Këngëtarja Violeta Simoni pas tri martesave që nuk kishin shkuar mirë, kishte kaluar një gjendje depresive, e cila pesë vjet më parë u bë shkak që ajo të tentonte vetëvrasjen me anë të konsumimit të ilaçeve në sasi të madhe. Artistja 70-vjeçare jetonte vetëm, pasi dy fëmijët e saj ndodheshin jashtë Shqipërisë.

Në Dhjetor 1962, Hiqmete Pazari & Violeta Simoni marrin pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën "Lum Kush Dashuron".

Në Dhjetor 1962, Violeta Simoni merr pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën "Lumturi" ne dy duete me këngëtarët Ylber Gimjani & Sulejman Çela.

Në Dhjetor 1962, Violeta Simoni & Xhavit Xhepa marrin pjesë në Festivali i 1-ë në RTSH me këngën "Lule Te Bukura Sjell Pranvera".

Në Dhjetor 1962, Violeta Simoni merr pjesë në Festivali i 1-ë në RTSH me këngën "Mos Me Qorto".

Në Dhjetor 1968, Violeta Simoni merr pjesë në Festivali i 7-të në RTSH me këngën "Bjen Bore".
DËRGOI: