>
BIOSHQIP
Biografia
Janë më shumë se 8 vite që e ka bërë muzikën bashkëudhëtare të jetës së saj. Ajo ka marrë pjesë në disa aktivitete muzikore në Itali. Vivian ka patur një eksperiencë edhe si aktore në një film. Ka studiuar piano, por kjo nuk është gjithçka që i pëlqen. Ajo është një fanse e futbollit dhe i pëlqen shumë shkenca e mjekësisë. Megjithatë ëndrra e saj më e madhe është të bëhet këngëtare e famshme.

Në Shtator 2017, Vivian Biagioni merr pjesë në JESC 2017 me këngën "Si Në Përrallë".

Më datë 11 Maj 2018, Marko Strazimiri & Vivian Biagioni publikojnë videoklipin "Jemi Një", në bashkëpunim me Marlin & Martil. Muzika dhe orkestrimi i këngës janë punuar nga Enis Mullaj.

Në vitin 2018, Vivian Biagioni merr pjesë në Voice Kids Albania.