>
BIOSHQIP

Vjollca Haxhiu, Dueti I Rradhës Me Medën

24-11-2012
Si duket duetet po i sjellin më shumë suksese këngëtares Vjollca Haxhiu, andaj ajo tani po realizon edhe një duet tjetër me Medën. Pas dy dueteve të realizuara me Sabri Fejzullahun, të cilat këngë u mirëpritën mjaft shumë në opinion, Vjollca ka pranuar edhe ofertën nga Meda për të realizuar një këngë e cila shtjellon një temë dashurie dhe sipas saj do të pëlqehet në publik. "Duetet tani janë shumë në trend, andaj po vazhdoj t'i realizoj. Duetet me Sabriun 'Ilaqi im' dhe 'Ku je me kënd je' kanë qenë një bashkëpunim që mua më kanë dhënë shumë vullnet dhe optimizëm për punë. Andaj kjo ka reflektuar edhe te publiku. Prandaj me mjaft dëshirë e pranova ofertën e Medës për të realizuar një këngë bashkë, të cilën do ta lansojmë shumë shpejt dhe kam përshtypjen se edhe kjo këngë sikurse duetet paraprake do të pëlqehen në publik", ka thënë ajo.
(Zëri)

Vjollca Haxhiu, Dueti I Rradhës Me Medën