>
BIOSHQIP

Vjollca Haxhiu, Një Sukses Kënga Me Medën

24-01-2013
Sapo kanë realizuar duetin “Unë besoj unë dyshoj” dhe kjo këngë vazhdon të pëlqehet mjaftë shumë në publik. Këngëtarja Vjollca Haxhiu është ndarë mjaftë e kënaqur me duetin që realizoi me Medën dhe ajo në të ardhmen paralajmëron edhe shumë këngë dhe hite të tjera. “Me Medën kemi arritur të realizojmë një këngë mjaftë të bukur të cilën publiku po e pëlqen bukur shumë. Kënga “Unë besoj unë dyshoj” vazhdon të jetë një hit i radhës dhe në të ardhmen unë adhuruesve ju paralajmëroj se do të realizoj edhe shumë këngë e duete të tjera” ka thënë Vjollca për “Zëri”. Kjo këngë tani ka edhe videoklipin dhe Vjollca shpreson që edhe ky klip do të pëlqehet në publik, pasi në të është punuar mjaft shumë dhe është arritur një rezultat mjaft i mirë.
(K. Bajrami / zeri)

Vjollca Haxhiu, Një Sukses Kënga Me Medën