>
LETERSISHQIP

Ta Dish

Në qofsh mes turmës, prapë të jesh vetëm,
në qofsh me mbretin, miqtë mos harro,
nderoje çdo mendim të tjetrit,
po kokën mos e ul para kujtdo.
Nëse do dish t’i matësh me sekonda
...edhe më të mëdhatë largësi,
ta dish, o bir, se toka do të jetë jotja
edhe përveç kësaj, ti do të jesh njeri.