>
LETERSISHQIP

Mërguar

Jetoj në një shqekëz të vogël, të qiellit mërguar,
larg këmishës së kaltërsisë që mbulon dafinë ditësh,
qerpikët ajrorë ngrinë në flakën e një dashurie të jetuar,
si perdet e kohës që lidhin një çast erë vitesh.

Sa mall kam tè ndiej zërin tënd të kumbojë,
si ajri që mbush, fërfërin në fyell e zgjon melodinë,
Sa mall kam dora jote butë flokët t’më ledhatojë,
si përkëdhelja e dorës së pranverës kur lulet lëshojnë magjinë.

Atherë.. kur lulet e bajames shpërthenin në buzë puthjesh,
dy fjalë ‘të dua’ lidhkat e rrezeve binin në kambanë lulesh,
kallama rrezesh të horizontit shkrinin orë në oxhakun e kaltër,
derisa në hardhinë e natës vareshin yje të kuq të qashtër.

Tani.. vetëm në ëndërr më mban ne zemër përqafuar,
në madhështinë e mbretëreshës në ajrim të dendur lumturie,
derisa arteriet e bardha të agut të më kenë shfronësuar,
e puthjet e tua t'i ruaj afresk, në ditë të akullta vetmie.