>
BIOSHQIP

(1918-1989)

Biografia
Vorea Ujko lindi në fshatin Frasnita, Frascineto, Kalabri më 1918 (ka shkrime ku thuhet se ka lindur edhe më 1931); vdiq në një aksidenti automobilistik më 26 janar 1989.

Vorea Ujko është poet shqiptar nga Italia. Përndryshe është pseudonimi i Domeniko Beliçit. Vorea, pos që ka qënë prift ai ka studiuar edhe për letërsi dhe si i tillë ka punuar mësues i letërsisë në Firmo.

Ai, ashtu si edhe poetët e rinj arbëreshë, bëjnë përpjekje që, pos kultivimit të gjuhës së tyre shqipe, që e kanë ruajtë brez pas bresi, e që paraqet një brum të mirë studimi të gjuhëtarëve, t'i afrohen gjuhës së sotme shqipe. Kjo mundësi tashmë është mundësuar, sepse ekziston liria e lëvizjës, por edhe kanë qasje në programe të ndryshme të mediave elektronike, por edhe të gazetave.

Në krijimtarinë e Ujkos vihet re ndjenja e fortë e lidhjes së tij me kulturën dhe paraardhësit. Krijimet e Ujkos janë publikuar në antologji dhe publikime në Itali, Shqipëri dhe Kosovë.