>
BIOSHQIP
Biografia
We3 band fillimet i ka në Nëntor të vitit 2011 në qytetin e Elbasanit, lindur fillimisht me iniciativë të 2 pjestarëve te saj, Andrit Ekmekçiu (drums) dhe Ilir Sokoli (guitar). Më vonë grupit i bashkohen dhe 2 pjesëtarë të tjerë Artan Alla (vocal) dhe Klajdi Cerriku (keyboard). Kuptimi i emrit te bandës muzikore We3 ka të bëjë me riformimin dhe ribashkimin për herë të tretë pas një shkëputje prej rreth 10 vitesh të këtij grupi muzikor, ku më parë në krijimet e tij të hershme të periudhës së tranzicionit në Shqipëri (1993-1997) grupi mbante emrin Sceleratus. Më vonë në periudhën (1997-2001) grupi u quajt Edge'on...

Pjesëtarët e bandës në vite...

Elert Yzeiri (drums; Dhjetor 1993 / Janar 1995) pjesëtar i Sceleratus, Artan Alla (vocal) pjesëtar i Sceleratus-Edge'on-We3, Ilir Sokoli (guitar) pjesëtar i Sceleratus-Edge'on-We3, David B.G. (guitar; Dhjetor 1993 / Korrik 1997) pjesëtar i Sceleratus, Dardan Ahmeti (bass; Dhjetor 1993 / Mars 1995) pjesëtar i Sceleratus, Andrit Ekmekçiu (drums; Janar 1995...) pjesëtar i Sceleratus-Edge'on-We3, Eduart Biçaku (text writter; Shkurt 1995...) pjesëtar i Sceleratus-Edge'on-We3, Madrit Kaleci (keyboard; Shkurt 1995 - 2001) pjesëtar i Sceleratus-Edge'on, Arben Kaca (bass; Maj 1995 / Shtator 1997) pjesëtar i Sceleratus-Edge'on, Klajdi Cërriku (keyboard; Nëntor 2011...) pjesëtar i We3.

Në Maj 2013, We3 marrin pjesë në Top Fest 10 me këngën "Ne K'te Nate".

Në Maj 2014, We3 marrin pjesë në Top Fest 11 me këngën "Ajo Po Pret".