>
LETERSISHQIP

Jetimi

Pse ma ktheni shpinen?
O njerzit e mir,
Pse më beni t’vuaj?
Gjithmon në vetmi,
Pse gjithe keto halle?!
Me kan rënë në kokë.
Sa do që mundohem
Zgjidhje nuk gjej dot.

Pse o miqtë e mi?
kaq larg po më rrini,
Une si ju jam
këtë s’po e dini.
E di, i pasur s’jam,
as prinder nuk kam,
por kultur e nderë,
vallahi i kam.
Mos thoni largohu
kur vij pak e rri,
se kshu ma djegni zemrën
e m’lini prap n’vetmi.
Me dore te shtrir në rrugë,
dite e natë pa bukë,
s’po di ku me shku
mu ulë me pushu.
Asnjë dere e hapur
nuk ka ngelë për mu,
përjashta do te rri
se s’kam ku me shku.
Po ti o njeri,
hiç gajle mos ki,
ne vilen e madhe
ha, pi e rri,
e une i shkreti
nen streh të çatisë,
aty do te flej
sa her të bjer shi.
Si gjithmonë do rri,
me dore te shtrir në rrugë,
do pres që ju t’hidhni
ndonjë kafshat bukë...

Më shumë nga Xani Fughet