>
LETERSISHQIP

Coban Do Te Jem

Dikush deshiron
Tjetri enderron
Qe nje dite te thirret
Ne emer Profesor

Ndersa dikush tjeter
Kete nuk e don
Thjeshte don te jete
Nje cope doctor

Po leri te tjeret
Le te mos shkojme large
se nje enderr t’vogel
edhe une e kam

professor nuk dua
doctor jo e jo
po ama coban
nuk do refuzoj

dua qe te jem
coban I ktij populli
te jem ne mes tyre
dhe kur bjen I ftohti

te mbjell barazine
edhe drejtesine
te korr urtesine
edhe diturine

ti jap mend rinise
nje krah pleqerise
dhe gjithe dashurine
tua jap femirise

nder rruget e tjera
nje rruge ta zgjerojme
rrugen qe te qone
Te I Madhi ZOT

Më shumë nga Xani Fughet