TEKSTESHQIP

Xeni Dhe Sinani
Tahir Meha
Lyrics

Dikush majit ja shkel lulet
por trimeria nuk perkulet
Vjen nga shekuj, n'Prekaz nalet
oo kushtrim lufte marrin malet,
marrin malet o heeej.

Nuk ka forc heu qe e lidh trimin
Tahir Meha s'njeh dorzimin
Pushka e tij hej, 20 vjet
o n'ball armikun e godet,
e godet o heeej.

Kush po e bon heu pushkan flak
Tahir Meha me baben plak
Ni kull vetem me malsi
ball per ball me ni ushtri
Po shkrijn hekur bab e djal
tankun topin e kan nal
Gjaku rrjedh heu kodres t'shpatit
jam hej nipi i Emin Latit o heeej.

Ngryset dita e bjen terri
tan armiqt heu i kap tmerri
Turr e vrap hej, shkon mandata
o mortja vet hej kthehej mrapa,
kthehej mrapa o heeej.

Ajo pushk e Tahirit
nis e shkrep heu n'dor t'Beqirit
Pushka e tij hej, 20 vjet
o n'ball armikun e godet,
e godet o heeej.

Kush po e bon heu pushkan flak
Tahir Meha me baben plak
Ni kull vetem me malsi
ball per ball me ni ushtri
Po shkrijn hekur bab e djal
tankun topin e kan nal
Gjaku rrjedh heu kodres t'shpatit
jam hej nipi i Emin Latit o heeej.

Bashk tre burra vijn te varri
nji te ban Adem Jashari
Veq ky shteg heu veq kjo udh
sjell lirin o me flamur
Veq ky shteg heu veq kjo udh
sjell lirin o me flamur o heeej.

DËRGOI: