Xeni (Shkelzen Jetishi)

Xeni: “Po Përgatis Dy Këngë Të Reja”

{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}
[26-05-2014]
Këngëtari i njohur Shkëlzen Jetishi- Xeni në një bisedë për gazetën Tribuna ka treguar se është duke punuar në dy këngë të reja të cilat shumë shpejt do të jenë në duart e publikut. Ndër të tjera këngëtari ka shpalosur edhe punën e tij rreth albumit të ri, ndërsa nuk ka lënë anash edhe angazhimet e shumta që i ka nëpër mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore...

Është njëri ndër këngëtarët më të njohur të skenës sonë, sidomos kur bëhet fjalë për ruajtjen e muzikës së vjetër qytetare. Këngët e tij dhe dashuria që ka përçuar përmes tyre kanë bërë që emri i tij të jetë ndër emrat më të denjë të skenës sonë. Është ky këngëtari Shkëlqen Jetishi i cili në një bisedë për gazetën Tribuna ka treguar se është duke punuar në dy këngë të reja, të cilat shuam shpejt do të jenë në duart e publikut.



“Po jam në përgatitje të dy këngëve të reja. Virusi është autori i muzikës së këtyre këngëve, kurse tekstet i ka shkruar Fatmir Muja", ka thënë në fillim të bisedës Jetishi, duke shpalosur më tej. “Njëra këngë është baladë, e kënga tjetër do të jetë më ritmike, më verore, Por sa i përket titujve të këngëve ende nuk kemi vendosur meqë jemi në proces të punës”.

Ndërkaq sa i përket videoklipeve, këngëtari ka theksuar se vetëm njëra këngë do të jetë e plotësuar me klip. “Vetëm njërës këngë do t’ia bëj videoklipin. Por ende nuk kam vendos se cilës do ja bëj. Të shoh kur të finalizohen të dy projektet, atëherë do të dijë se cilës do ia bashkëngjis edhe videon.



Ndryshe as bashkëpunimet nuk janë në planet e tij, kështu të paktën ka thënë vetë këngëtari, ndërsa ka shtuar se kah vjeshta pretendon të lansoj albumin e tij më të ri. “Jo këtë vit nuk e kam në plan të vijë me ndonjë bashkëpunim. As me ndonjë koleg timin, por as me Korabin. Të shohim vitin tjetër, për këtë njëherë për njëherë nuk kam në plan. Por jam duke menduar të vij me një album. Nëse do të mund të kompletohem kah vjeshta besoj se do të lansoj albumin tim të ri”.

E përveç angazhimeve rreth prurjeve të reja në treg, Xeni është edhe njëri ndër këngëtarët më të angazhuar nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore. E këtë edhe vetë këngëtari e pohon, duke treguar se me mbrëmje e ahengje të ndryshme pranë publikut të vet kalon gjithmonë bukur. “Mirë angazhimet janë normal si viteve tjera. Kam qenë i angazhuar edhe nëpër mbrëmje të maturës këto ditë normalisht edhe organizime dhe ahengje të ndryshme , dhe natyrisht dasma. Tashmë ka filluar edhe sezoni dhe angazhimet po ashtu fillojnë e shtohen . Por kryesorja është që unë gjithmonë kudo që jam pranë publikut ia kalojë shuam mirë”, ka thënë në fund të bisedës këngëtari.
 (Arbnora Xani)

Xeni: “Po Përgatis Dy Këngë Të Reja”


Komente 0