TEKSTESHQIP

Xeni (Shkelzen Jetishi)
Më Pëlqen Të Jem Arshik
Lyrics

Më kanë than’ se arshikniku,
E ka lanë dhe shpirtin peng’
Amanet ma ka lan’ plaku
Ta përcjell’ den’ baba den’

Gjith’ lezetin që ka bota,
Asht’ qejfli dhe kavaljer,
Sikur të përmbyset bota,
Nuk e bon’ qefin (qéder?).

Ref.
Më pëlqen të jem arshik,
Qysh nga m’ramja në mëngjes,
Kush bon’ qejf sa është i ri,
Do t’baj qejf gjer’sa t’vdes.

Më kanë thanë se arapçiu
Nuk del kurrë në selamet
Nuk i bjen në qafë njeriu,
Ha e pi, lekun e vet’.

Më ka thanë një mik m’as miku,
Burrë i vjetër në Tironë,
S’ka në botë, sikur arshiku,
Asnjëherë nuk gjenë belanë.

Ref.
Më pëlqen të jem arshik,
Qysh nga m’ramja në mëngjes,
Kush bon’ qejf sa është i ri,
Do t’baj qejf gjer’sa t’vdes.

DËRGOI: