TEKSTESHQIP

Xhavit Avdyli
Ministrit Ne Londer
Lyrics

Ministrit ne Londer shkuen e i thane,
Isa Boletini vete ka ardh,
Mban alltin, more, o, dhe kesul-o te bardhe

Duhet pritur sic eshte zakoni,
Me kujdes ta kontrolloni,
Ju gjeneral, more, o, vet ta shoqeroni

Hyn Isai me koken lart,
Pala xhamadanit i rrika hapte,
Si shqiponja, o, kur i hap krahte

Me kan thane se je trim mali,
Se as kush armet s'ti ndali,
Vec n'Evrope, more, une do te jem i pari

Sa per rregulla i zbatova,
Njanen arm une e dorzova,
Kurse tjetren ooo prej brezi se nxora

N`mos besofsh po ta tegoj
te nente plumbat i mban ne goje
Ismail Qemali o mor ma dhuroi...iii

Lordi plak mbeti pa men
Hiq nuk foli me goj veq bon me shenje
Ulu mor Shqiptar e tbojna kuven

Pa ndigjo ti mor zotni
Nuk kam ardh ketu me u vra me ty
Vec me te thene, more, se ka Shqiptari

Kush ka thene se s'ka Shqiptari,
Nuk degjon me vesh as sheh me sy,
E korit, o, more ooo vendin e tije

Se Shqipnia eshte ai dheee
Ku ka lind i madhi Skenderbe
Token tone hej, o more e kena fe eee

Detin ndoshta mund te thahet,
Ndoshta shteret edhe oqeani
Vendin ton , more, jo, kurr s'mund ta falim !

DËRGOI: