Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Personazhe Të Njohur

Skënderbeu

Skënderbeu,na krenoi.
Liri na dhuroi.
Ne kalin e tij,
Me shpate ne dore.

Shumë armiq poshtë hodhi.
E shumë i roberoj.
Luftoi,si një trim i vërrtetë.
Luftoi,dhe s'ia ndjente për jetë.

A do jetonte,
Apo do vdiste.
Ai s'e kishte rendesi,
Se dha jetën për liri.

Ai per liri shumë u mundoj,
Dhe në fund tha,
'Lirin s'e pruna unē,
Atë e gjeta në mesin tuaj.'

Cfarë zemre e artë,
Cfarë shpirti i mirë.
Zemërbardhë,e jo mendjemadh.
Ky ishte Skënderbeu.

Gjergj emrin ia thone,
Luftoi per vendin tonë.
Gjergj Kastriot Skënderbeu,
Një emër plot trimëri.

Dëshmor ra,
Me mijera trima të tjerë.
Por,ai dhe shokët e tij,
Në zemër të shqipëtarit,akoma kanë nder.

- poezi nga Xhavit Ismailaga


- Poezia u dërgua nga xhaism -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1


Më shumë nga Xhavit Ismailaga


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet