TEKSTESHQIP

Xheisara
Tjetra
Lyrics

Strofa I
Momente magjike
Stampuar mbi mur
Momente qe ndoshta
S'do kthehen me kurrë.

Mbyll sytë dhe kohen
E kthej un pas
Me grushta mbi gjoks
Un zemren godas.

Te deshi ky shpirt
Por un asnjehere
S pranoja te isha
E treta pa vlerë

E loti rreshkiti
Për ty përseri
Rreshkiti ne faqe
E ndaloi ne gji

Refreni 2x

Kerkon që t'a fal
Por jo se bej dot
E dua s'kam fjalë
Betohem në Zot

Un tjetra s'do jem
As sot dhe as kurrë
Nuk dua te te kem
Dashnor dhe as burrë

Strofa II

Genjeja un veten
Pa asnjë shpresë
Ti je thjesht njeri
Pa zemër,pa besë

As lotet e mi
Ti si meriton
T'a fshihja un kohen
Po kaq nuk mjafton

Je brenda ketij shpirti
Që qan e vajton
E si t'a bind zemrën
Që s'të harron

Dëgjoj keto fjalë
E me s'do t'i them
Kjo zemër të do
Por tjetra s'do jem.

Refreni 2x

Kerkon që t'a fal
Por jo se bej dot
E dua s'kam fjalë
Betohem në Zot
Un tjetra s'do jem
As sot dhe as kurrë
Nuk dua të të kem
Dashnor dhe as burrë.

DËRGOI: