TEKSTESHQIP

Xhemail Murtishi
Strugane
Lyrics

Dil më prit te ura e parë, hajde moj Strugane
shtati ytë por si ngjalë, hajde moj Strugane.

Për Drinit me nallane, hajde moj Strugane
hidhi sytë ca në këtë anë, hajde moj Strugane. (2x)

Dil më prit te ura e dytë, hajde moj Strugane
të puth ballin e dy sytë, hajde moj Strugane.

I lash dhentë lartë në stane, hajde moj Strugane
të shikoj bukurinë tënde, hajde moj Strugane. (2x)

Dil më prit te ura e tretë, hajde moj Strugane
ja po vi të të marrë vetë, hajde moj Strugane
nusja ime je si zane, hajde moj Strugane
të më gëzosh me një djalë, hajde moj Strugane
nusja ime lartë në malë, hajde moj Strugane
të më gëzosh me një djalë, hajde moj Strugane
të më gëzojsh me një djalë, hajde moj Strugane.

DËRGOI: