Më mbaj mend (për 1 muaj)

Në Një Fjalë

Thuje fjalën e le të digjet pa pushim
dhe të shihemi bashkë në një shikim,
si nën hënën e zemrës ajo të ndritë
të pikoj dëshirë, mall dhe harrim
Thuje fjalën në emrin tonë
të dy do të mbulohemi si në një dritë,
si zjarrit të digjeshim njëherësh
dhe Fjalën te guri ta lemë si kujtim
Thuje mendimin e njëjtë si përherë
se jeta s` është ndryshe për të dytë,
sepse jemi vetë shkëlqimi i vdekjes
në kupën e harrimit përgjithnjë
Thuje si është rrahja e zemrës,
se është pritje si hiri në erë e pa durim
dhe e nesërmja s` dihet më a do jetë
ashtu si tani çastit në amshim
Si vijës së pëlhurës si ndrite me gëzim
dhe sytë pikojnë pikëllimin e shkëlqimit,
sipër humnerës këtu të dytë
ndritë gëzimi ynë buzë errësirës
Thuje emrin e pemës të botës që u lind
dhe merre me vete në amshim të bukur,
dhe une do ta barte si driten e jetes
me verbimin e dhimbjes per te dyte
Thuje se ne po vdesim te lumtur
e te guri do jemi perhere cak dhe fole zogjesh,
aty ku eshte kupa qiellore ne driten e vdekjes
dhe harmonia e tingujve e te gjithë qiejve
Thuje se u bë vonë fjalën e nesërme
mendimin dhe kohën e çastit t`yjve,
se tani ngadalë do kalojmë në anën tjetër
atje tej humnerës
dhe në zemrën tonë do të pushojmë
e te guri do te digjemi si kandil,
vuajtje dhe dritë prej syve do të pikojmë.

- poezi nga Xhemajl Rudi


Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet