>
BIOSHQIP
Biografia
Xhemë Karadaku u lind në fshatin Ranatoc të Karadakut të Preshevës. Xhemë Karadaku shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Preshevë, ndërsa fakultetin e Makinerisë në Prishtinë. Ka ndjekur studimet pasuniversitare në drejtimin Administrim Biznesi, në Universitetin “Dardania” në Prishtinë.

Bashkëpunon me revista të shumta në gjuhën shqipe. Bashkëpunoi kohë të gjatë edhe me Revistën për Enigmatikë “Horizonti” e një kohë ishte edhe anëtar i redaksisë. Është autor i qindra enigmave, sidomos i enigmave të rimuara. Në vitin 1994 botoi tufën me enigma “Gjej e qesh”, ndërsa në vitin 1998 kishte përgatitur për botim librin e dytë me enigma “Zgjidh e Zgjidh”, i cili për shkak të rrethanave të kohës mbeti i pabotuar.

Xhemë Karadaku u lind në fshatin Ranatoc të Karadakut të Preshevës. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Preshevë, ndërsa fakultetin në Prishtinë. Bashkëpunon me revista e portale të shumta në gjuhën shqipe, ku ka publikuar një numër të madh të poezive, tregimeve, humoreskave dhe enigmave të rimuara. Ishte anëtar redaksie i Revistës "Jehona" në Preshevë, ishte redaktor i revistës për fëmijë "Ylberi" në Gjilan dhe një periudhë ishte anëtar i Redaksisë në revistën për Enigmatikë “Horizonti” në Gjilan. Është autor i njëzet veprave letrare dhe publicistike. Është autor i qindra enigmave të rimuara, të cilat i botoi në librat “Gjej e qesh” dhe “Zgjidh e Zgjidh” (botim elektronik). Është prezantuar në Antologjinë e Letërsisë për fëmijë "Lule për lulet" të botuar në vitin 2014. Libri me poezi për fëmijë "JAM I MADH", në vitin 2014, u nderua me çmimin "Ymer Elshani" nga Karvani Letrar "Agim Deva" si libri më i mirë i botuar në Kosovë. Në konkurse të ndryshme letrare, në Kosovë e më gjerë, është fitues i shumë shpërblimeve për poezi, tregime dhe humoreska. Është editor i Shtëpisë Botuese “URA, Prishtinë. Jeton dhe punon në Prishtinë

Veprat:

Legjendë e re, 1992

Natë mbi mua, 1994

Gjej e qesh, 1994 (libër me enigma)

Pse iu kall mjekra gjyshit, 1995

Zvarranikët, 1995

Trimi më i madh në botë, 1999

Kalikuse, kalikuse a ma gjen një nuse, 2000

Ëndërr me ëndrra, 2000

Feniksi nuk është ndryshe, 2000

Lavjerrësi i kohës, 2002

Histori për një dashuri, 2003

Lojë në Trojë, 2003

Nipi i Don Kishotit, 2005

Fuqia Hyjnore, 2009, 2010

Flakadani i lirisë - Monografi për dëshmorin Xhavit Kozhani, 2010

Bozanska moc, 2011

Lojë me fjalë, 2011

Lojë me fjalë, 2013 botim i plotësuar (Shkup)

JAM I MADH, 2014 (libri më i mirë në Kosovë për vitin 2014)

Zgjidh e zgjidh, 2018 (libër me enigma)

Dhjetë me yll, poezi për fëmijë, 2019

Portret i Çuditshëm, ilustrim për fëmijë, 2020.

Lazdani, tregime për fëmijë, 2020.

Çmimet letrare:
Në konkurse të ndryshme letrare, në Preshevë, në Kosovë e më gjerë, është fitues i shumë shpërblimeve letrare, ndër të cilët do veçuar:

• Sëmundja bashkëkohore, tregim satirik, çmimi i dytë, Bota e Re, 1989

• Hapësirë e akullt, tregim për të rritur, çmimi i parë, Flaka e Janarit, 1994

• Polemika, poezi për fëmijë, çmimi i tretë, Flaka e Janarit, 1994

• Pastrimi i mendjes, tregim satirik, çmimi i parë, Bujku, 1994

• Dashamirë, ju faleminderit, tregim satirik, çmimi i dytë, Bujku, 1994

• Në dosjen tënde, poezi satirike, çmimi i tretë, Bujku, 1994

• Vdekja duke qeshur shqip, tregim për të rritur, çmimi i parë, Flaka e Janarit, 1995

• Nuk di si ndodhi, poezi për fëmijë, çmimi i tretë, Flaka e Janarit, 1995

• Intelektual i pavarur, tregim satirik, çmimi i tretë, Bujku, 1997

• Lavjerrësi i kohës, tregim për të rritur, çmimi i parë, Flaka e Janarit, 2000

• Letra, tregim për të rritur, çmimi i parë, Manifestimi Kulturor “Kadri Kadriu” - Podujevë, 2001