>
BIOSHQIP
Biografia
Këngëtari shqiptar nga Maqedonia Xhemil Saliu ka lindur në Debresh të qytetit të Gostivarit. Xhemil Saliu ka filluar të këndojë që në moshë shumë të herët në fshatin Debresh aty edhe ka spikatur talenti i tij, që do të shpalosej më tej gjatë gjithë fëmijërisë me evente muzikore,dasma dhe kengë të ndryshme. Talenti i kengetarit eshte zbuluar nga xhaxhai i babait (SALI SALIU) dhe nga mesuesit e muzikes. Ne moshen 6 vjecare bleu Ciftelin e pare. Fillimisht ka kenduar kenge burimore. Mendja e tij ishte e fokusuar vetëm te kenga. AI ishte I destinuar të bëhej një këngetar. Suksesi i vërtetë i Xhemilit filloi me këngën A thu ka pranver për mua ne vitin 1995. Ishin vitet kur Xhemili filloi të nxjerrë albume dhe hite, njëra pas tjetrës. Xhemili këndon kryesisht këngë komerciale, Disko-folk, muzikë popullore, argetuse dhe folklorike. Xhemil Saliu është i martuar dhe ka 2 fëmijë. Ai i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve i cili ka arritur që edhe në kohën e re të zë vendin e vet në muzikën argëtuese të Maqedonise, por edhe më gjerë. Ka bashkëpunuar gjithmonë me kompozitorët më të mirë të vendit. BASHKEPUNIM; ME EROLL JAKUPIN nje bashkepunim 12 VJECAR ne Studion Eroll 5..ku ne kuader te punes Xhemil Saliu ka punuar si…TEKSTSHKRUES, MIX,VOKALIST etj. Me shume se 300 paraqitje para publikut. Pjesemarres ne shume manifestime dhe koncerte. Ai ishte pjesëmarrës i koncerteve në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Norvegji, Suedi, Danimarkë, Belgjikë, Francë, Austri, Gjermani, Zvicër, Itali etj.

Në vitin 1996, Xhemil Saliu publikon albumin "Digjet Zemra, M'digjet".

Në vitin 2000, Xhemil Saliu publikon albumin "Tani Je Pishmane".

Në vitin 2005, Xhemil Saliu publikon albumin "Sonte Me E Mira Je".

Në vitin 2010, Xhemil Saliu & Sabri Saliu publikojnë albumin "Mesazhi I Fundit".

Në vitin 2013, Xhemil Saliu publikon albumin "Vetem Ti Plagen Ma Sheron".

Më datë 10 Korrik 2018, Xhemil Saliu & Sabri Saliu publikojnë videoklipin "Ti Nuk Ke Zemer 2018".