>
LETERSISHQIP

Qytetit Tim

N’ perëndim të Dardanisë
Ku asht kanë fusha e Jakut,
Ka ngritë shtati një qytet;
Marrë e ka emnin e gjakut.

Kuq, Gjakova ime,
Ngjyrosun prej Zotit,
shqipe e zezë Malësia,
në flamur të Kastriotit

Kah do shkova nëpër botë,
dashnin tande e mbajta n’ gji.
Me i thanë kujt jam gjakovar
m’ shohin njerëzit me zili.

Kuq, Gjakova ime,
Ngjyrosun prej Zotit,
...

Kurrë nuk shtjerrën ato gurra,
Me sa shuhen yjtë e qiellit,
derë për derë ka rritun burra,
për mbi ta veç drita diellit.

Kuq, Gjakova ime,
Ngjyrosun prej Zotit,
...