>
LETERSISHQIP

Bardhë E Zi

U rritem,
e u mplakem
në skamje ngjyrash...

Bardhë si maja malit
plisi mbi krye,
këmisha... japanxhja.

Zi si retë
pak pa plas rrufet,
leshi galave;
për gajtanë tirqish,
xhamadanë e xhubleta.

Për futa nanash
me lidhë kryet
t’ mos iu plas kapaku
sa herë rrëzohen lisat.

Rrallë e pamë ylberin
me i’a grabitë të kuqen,
sa me i pri bajrakut
a me mbulue djepat.

Bardhë e zi kjo jetë,
si leshi i deleve tona.
05.02.2017