Xhenc Bezhi Poezi
Xhenc Bezhi

Luigj Gurakuqit

Njëqind vjet
në mesin e Kryqit
portreti Yt,
në dylbi.
Tyta zgjatet e zgjatet
e nga gjoksi
s'tu hoq kurrë.

Po sot
s'do përmend
emna xhelatësh
të vjetër,
as të ri.

Larot Kryezi,
të kuq e blu,
alibi
në gropë të ferrit.

Ti
kunorë nderit.

Dashnia për Ty,
o Gega i Madh,
mes dy shekujve shtri -
deri në Toskni;
beqari
përjetësisht
i "martuam" me Shqipni.

- Poezi nga Xhenc Bezhi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0