Xhenc Bezhi Poezi
Xhenc Bezhi

Dëshirat E Mia

Më pëlqen
depërtimi i dritës
mes lisash,
dhe era e barit të njomë
sapo këput prej kose.

Më pëlqejnë
fjalët e matuna mirë
kur dalin lehtë
si bërthama
prej pemëve të pjekuna.

Më pëlqejnë poezitë
gegnisht të shkrueme,
më pëlqen
era e bukës së mrume.

Më pëlqen
çdo gja që evulon,
më pëlqejnë
vrapimet e gjata maratonë.

Më pëlqen
të kem një vend të qetë
lumit përbri
të shoh si shkumojnë ditët
në rrjedhën e tij.

I thellë asht pusi i
dëshirave të mia!
Por diçka e Shën Tomës
fshihet në mue,
jo veç n’ puthjen e Judës
m’ ban me dyshue.

- Poezi nga Xhenc Bezhi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0