>
BIOSHQIP

Xhensila Nis Xhirimet E Klipit Të Ri Me Mozzik

07-08-2015
Këngëtarja Xhensila Myrtezai pas këngës "Ring the alarm" që e lansoi këtë verë të punuar në studion e Zzap & Chriss, ka pregaditur edhe një projekt tjetër muzikor i cili vjen këtë muaj.

Fjala është për një këngë të re e cila është punuar po nga të njejtët producent Zzap & Chriss, e ndërsa tekstin e ka shkruar Mozzik. Inçizimi dhe mix & max janë realizuar në On Records.

Tani kanë filluar edhe xhirimet e videoklipit. Xhensila ka publikuar në rrjetin e saj social në Instagram një foto ku shihet gjatë xhirimit të klipit me një styling krejt ndryshe nga ç'jemi mësuar ta shohim.

Xhensila do të duket më e "egër" në klip, i cili është duke u punuar në studion e Pro...Video.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Xhensila Nis Xhirimet E Klipit Të Ri Me Mozzik