>
BIOSHQIP

Xhensila: “Kam Pasur Një Fëmijëri Të Trishtueshme...”

20-07-2014
E re, e bukur e shumë e pashme. E suksesshme gjithashtu. E kanë quajtur hirushe, e në fakt vërtet ka një dukje të tillë. Me një vokal të mahnitshëm ajo gjithmonë sjell risi. Po sa e lumtur ka qenë ajo në fëmijëri, cilat janë vështirësitë që i ka kaluar, a është e lumtur me Besin dhe kur mendojnë të sjellin në jetë një fëmijë, këto i zbulon Xhensila në një bisedë të realizuar me të…

Me verën që ka filluar, me çfarë projektesh do të vini për publikun?

Unë kam sjellë një gjë pak a shumë të tillë këtë verë, ndryshe nga të tjerat, me frymë pak napolitane, siciliane, më sensuale se herëve të tjera, uroj që ta dojë publiku njësoj si unë.



Dukesh gjithmonë e buzëqeshur, e lumtur, pse?

Nuk e kam idenë si është ndjenja e pjesës së dukjes time, nuk e kam menduar, jam e lumtur dhe komode me veten time, me njerëz të tjerë që janë dashamirës sa unë.

Po ngjitesh ngadalë në skenë, por jo me ndonjë vrull që më pas të harrohesh?

Kështu kanë ardhur gjërat. Jam natyrë spontane e ndoshta Zoti ka dashur ashtu, që mos të vij shpejt dhe me shpejtësi të dal. Falë punës e disiplinës që kam, i kam bërë hapat ngadalë, por shumë të sigurt.



Do të jesh pjesë e një projekti pas vjeshtës, do na zbulosh ndonjë detaj?

Është një projekt që nuk dua ta zbuloj tani, se dua të jetë surprizë.

Mbështetje kryesore tashmë ke Besin, si dukeni bashkë?

Unë personalisht kam pasur fatin që të jetë ai personazh publik, nuk e kam kërkuar, por kam idenë që kemi gjetur tenxherja kapakun. Atë e kam krah, një mbështetje të madhe, më ka inspiruar, më ka mbështetur për gjithçka, paçim shëndet e jetë, se bashkë do jemi përgjithmonë!

Je përfolur shumë për një shtatzëni të mundshme?

Nuk e di pse njerëzit luajnë me këto gjëra, sepse janë gjëra serioze. Një fëmijë është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë dikujt, sepse unë e mendoj këtë gjë. Për momentin jam shumë e re dhe e vogël, ne të dy i duam shumë fëmijët sepse kemi pasur fëmijëri të vështirë që të dy dhe mendoj bebit tonë t’ia zbukurojmë në çdo mënyrë jetën.

Si ndihet Xhensila për momentin?

Në këtë periudhë jam shumë e lumtur, kam pasur një fëmijëri të trishtueshme e falë Zotit kam një nënë shumë të fortë e me karakter të cilin ma ka trashëguar, unë dhe ajo kemi një jetë shumë të lumtur së bashku.
(BLERAND REXHEPI)

Xhensila: “Kam Pasur Një Fëmijëri Të Trishtueshme...”