Xhesika Polo: “Shkolla Më Ka Prerë Krahët”
19-09-2015
Këngëtares Xhesika Polo i duhet të rikthehet edhe njëherë në maturë. Artistja, e cila njihet si një ndër këngëtaret më të veçanta shqiptare, është duke u përballur me disa probleme që i erdhën si pasojë e angazhimeve të saj në muzikë. Për shkak të obligimeve në festivalin “Kënga Magjike” ku ishte pjesëmarrëse dhe aktiviteteve të tjera muzikore, Xhesika është detyruar që të mungojë në shkollë.
Sigurisht që rregullat janë rregulla dhe nuk mund të favorizohen as këngëtaret. Për shkak të mungesave, Xhesika Polo ka humbur vitin shkollor. Xhesika është shprehur e zhgënjyer që shkolla, sipas saj “i ka prerë krahët” dhe nuk e ka përkrahur në karrierën e saj në muzikë. “Për një artiste si unë dhe si shumë të tjerë duhet të ekzistojë vetëm suporti nga ana e shkollës dhe jo të na priten krahët. Fundja bota ka nevojë për pak art”, ka thënë këngëtarja. Xhesika Polo për publikun shqiptar u bë e dashur pas pjesëmarrjes së saj në spektaklin “X Factor”.

(Bluetooth)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 0