>
LETERSISHQIP

Ulliri Që Puthë Hënën

Ulliri shekullor me degë varur
Sa shekuj dritëjete supit mban?
Rrënjët kodrës ai ka ngulur
Rrathët mbi trung si piktura ngjan.

Mbi gur u ula nën ulli
Të ashprën lëvore preka pastaj,
Këputet një gjethe,më ra në gji
Ajo më numëron shekujt, sa çudi!

Kokrrat në degë si dy buzë të varura
Muzgjeve të mbrëmjes zogjtë rrinë aty,
Mes gjumit dhe këngës plotë melodi
Pa tjetër,nën hijen e ullirit ka dhe dashuri.

Rrezet e diellit u tretën mes dallgëve
Dhe muzgu i mbrëmjes erdhi përsëri,
Ulliri puthte dritën e hënës
Aty në shekuj, kodrës për bri…!