A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Sytë E Kaltërsive

Sytë e asaj vajze janë të kaltër
Dhe brenda tyre lexon vetëm jetë,
T’i kisha dhe unë, jo për hatër
Sa çudi do të ishte me të vërtet!

Vrapova rreth botës si Magelan
Askund s’gjeta të tillë sy të kaltër,
Aty mes malesh si jargavan
Dy vajza e djali rrinë sy hapur.

Njëra vajzë e ka emrin Lurë
Dhe tjetra emrin Prespë e ka,
Ujëra rrjedhin nën akull e borë
Tek sy kaltra vallëzon veç zambak.

Dhe djali mes pulëbardhave-Ohri
Shtegton nga Korabi në Mal të Thatë,
Takon motrën Lurë e Prespë me dashuri
Kështu janë vendet e mija:vërtet si mjaltë.

- poem written by Xhevahir Cirongu


Not Yet Rated






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019